Berbok: Bota i bën thirrje Putinit të mos shkojë drejt kanosjeve bërthamore
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot deklaroi se komuniteti botëror më shumë herë i ka bërë thirrje presidentit rus, Vlladimir Putin të mos shkojë me kanosje bërthamore në konfliktin me Perëndimin për shkak të luftës në Ukrainë.
Duke folur gjatë vizitës në rajonin e Turqisë të shkatërruar nga tërmetet që ndodhën, Berbok, gjithashtu, tha se vendimi i Putinit për ta suspenduar marrëveshjen e rëndësishme për kontrollin e armatimit bërthamor “START-i i ri” e potencon rëndësinë e hapave drejt çarmatimit bërthamor, njoftuan mediat britanike.
Putini paraprakisht sot, në fjalimin me rastin e përvjetorit të operacionit ushtarak rus në Ukrainë, tha se Rusia është duke e suspenduar pjesëmarrjen në marrlveshjen “START-i i ri”, marrëveshja e fundit e madhe për kontrollin e armëve midis Moskës dhe Uashingtonit.
Sipas tij, Rusia sinqerisht ka synuar paqen, ndërsa avokimi i Perëndimit për paqe ka qenë i rremë.
“Kievi pati biseda me Perëndimin për furnizimin e armëve para fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë”, tha presidenti rus.

