Bajden: NATO-ja ndoshta është aleanca më e përhershme ushtarake në histori dhe është më e fuqishme se kurdo herë

Presidenti amerikan, Xhozef Bajden në takimin e sotëm me kolegun e tij polak, Andzhej Duda e përshkroi NATO-n si “ndoshta aleancën më të përhershme në histori” dhe tha se Aleanca është më e fuqishme se kurdo herë edhe krahas shpresave të preidentit rus, Vlladimir Putin se do të shpërbëhet për shkak të luftës në Ukrainë.

Bajden, gjithashtu, e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së ndaj sigurisë evropiane.

“Duhet të kemi siguri në Evropë. Kjo është aq bazike, aq e thjeshtë dhe aq konsekuente”, kumtoi Bajden në pallatin presidencial në Varshavë.

Ai shtoi se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet e fuqishme.

“Siç i thashë presidentit Zelenski kur biseduam dje në Kiev, me siguri mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e paluhatshme”, tha Bajden.

Ai e komentoi ndihmën e Polonisë për Ukrainën dhe e quajti “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe e falënderoi Poloninë që pranoi mbi një milion ukrainas.

Presidenti i Polonisë tha se vizita e Bajdenit është shenjë e rëndësishme për përkushtimin e SHBA-së për mirëmbajtje të sigurisë në Evropë.

Bajden arriti në Varshavë dje pas vizitës së paparalajmëruar në Kiev, ndërsa Duda e lavdëroi udhëtimin e presidentit amerikan si “spektakular”, duke thënë se kjo “e ka ngritur moralin e mbrojtësve ukrainas”.

Presidenti amerikan sot bisedoi me kolegun e tij polak për prëforcim të krahut lindor të NATO-s, i cili po përballet me vazhdim të konfliktit në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Pasdite pritet fjalim i Bajdenit para pallatit mberëtror në varshavë, ndërsa nesër është planifikuar të tkaohet me Dudën dhe me liderë të tjerë të Nëntëshe së Bukureshtit, grup i anëtareve më lindore të NATO-s.

Bajden do të flasë në ditën e njejtë kur Putini mbajti fjalim në Kuvendin federal për gjendjen e shtetit dhe porositi se është “e pamundur të mposhtet Rusia në fushëbetejë”, përderisa këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven tha se fjalimi i Bajdenit nuk do të ketë “lidhje të drejtpërdrejtë” me fjalimin e Putinit.