Prokuroria zyrtarisht ngritë aktakuzë kundër Llatasit dhe Llazarovit, u kanoset edhe burg
Shkup, 21 shkurt – Prokuroria e Shkupit njofton se sot është ngritur aktakuzë kundër Dragan Pavloviq Latas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov.
- Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik nga neni 394-g paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.
Dy të pandehurit përmes një sistemi kompjuterik kanë përhapur një prezantim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, e cila ka shkaktuar reagime dhe ndjenjë neverie e ankthi në opinion, bën me dije prokuroria.
Nga aty sqarojnë se si të dyshuarit e kanë kryer veprën për të cilën po ndiqen, informon Zhurnal.
- I pandehuri i parë, duke u paraqitur në një intervistë të publikuar më 14 shkurt si një podcast në kanalin YouTube të të pandehurit të dytë, ka promovuar publikisht një akt dhune seksuale, duke evokuar kujtime të së kaluarës së tij të supozuar, pa shprehur dënim moral ose pendim, duke promovuar me vetëdije një dhunë të tillë.
I pandehuri i dytë, ndonëse ka qenë i vetëdijshëm për ndikimin e përmbajtjeve që transmeton, sidomos te popullata e re, megjithatë nuk e ka ndalur dhe as e ka ndërprerë bashkëbiseduesin, por më tej e ka shtyrë atë të ritregojë ngjarjen e diskutueshme me komente dhe pyetje.
Sipas urdhrit të prokurorit, Departamenti i Krimeve Kompjuterike në MPB ka dokumentuar dhe siguruar podkastin e përmendur dhe të gjithë materialin dëshmues që vërteton elementet e veprës penale për të cilën është paraparë dënim me burg nga 1 deri në 5 vjet./Zhurnal.mk

