Arrestohet 24 vjeçarja nga Kumanova, i kishte vënë flakën një shtëpie
Kumanovë, 21 shkurt – 24 vjeçarja nga Kumanova është arrestuar nën dyshimin se në vitin 2019 i ka vënë flakën një shtëpie në Kumanovë, informon Zhurnal.
Policia më datën 20 shkurt në ora 23:40 ka arrestuar 24 vjeçaren M.Z nga Kumanova.
Siç sqarojnë nga sektori për punë të brendshme ajo dyshohet se në vitin 2019 ka shkaktuar zjarr në një shtëpi në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë.
Ajo në bisedë zyrtare me policinë, ka pranuar veprën ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

