Bajden prej sot për vizitë në Poloni

Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden, sot e fillon vizitën e tij dyditore në Poloni. Bajden mbërriti mbrëmë në Varshavë, pas një vizite të papritur në Ukrainë.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, Bajden në Varshavë do të takohet me presidentin polak, Andzhej Duda.

Ai do të mbajë fjalim një vit pas pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, për mënyrën se si SHBA-ja e ka mbledhur botën për të mbështetur ukrainasit në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë dhe do të mbështesë Kievin për aq kohë sa të nevojitet.