Njëmbëdhjetë viktima në tërmetin e mbrëmshëm në Turqi dhe Siri

Në tërmetet e mbrëmshme në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën të paktën 11 persona, raportojnë sot mediat lokale. Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e viktimave.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pothuajse 300 janë lënduar në dy tërmetet në juglindje të Turqisë, raporton sot gazeta turke “Hyriet”. Sipas asaj gazete, të paktën 294 persona janë lënduar, 18 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Drejtoria turke e eEmergjencave dhe fatkeqësive natyrore të Turqisë aka bërë të ditur se tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter goditën mbrëmë provincën Hataj dhe u pasuan nga të paktën 32 pasgoditje. Lëkundjet u ndjenë edhe në Siri, Qipro, Greqi, Egjipt, Izrael dhe Liban.

Në tërmetin e djeshëm në Siri kanë humbur jetën pesë persona në disa qytete, njoftuan stacionet televizive arabe.