Papjekuria Alternatives dhe deputetes pa përvojë “përlyen” familjen Jashari në pazaret politike!
Shkup, 20 shkurt – Papjekuria politike sjellë pasoja dramatike në skenën politike, një rast i tillë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një parti apo thënë më mirë një degë e dalë nga një parti tjetër është, Alternativa, e cila vërtetoi edhe njëherë papjekurinë politike. Në Kuvend pati siguruar katër deputet falë koalicionit me ASH-në. Prej katër deputetëve u ngelën vetëm tre sepse njëri u largua nga kjo parti, e prej treve një është grua, dhe kjo me të marrë fjalën në foltore të Kuvendit shkretoi keq e thellë duke lakuar emrin e familjes Jashari kinse për këtë alamet partinë paska pas lutje të përmasave të mëdha vetëm të bëhen pjesë e Qeverisë. Familja Jashari janë karta identifikuese e popullit shqiptarë kudo në botë, sakrifica e familjes Jashari është përgjigja e rezistencës së popullit shqiptarë, dhe të del një deputete e cila vizitën e parë në Kuvend e ka si deputete të flet për familjen Jashari sikurse ata merren me Qeveri të shteteve fqinjë, kjo është e pa tolerueshme dhe shumë e gabueshme. Jo, zonja deputete as familja Jashari e as Edi Rama nuk ju futi në Qeveri, por hyrët për interesat e juaja partiake, dhe tani që jeni dëbuar jeni hutuar dhe flisni pa menduar. Deputetja në fjalë që kishte vështirësi t’i lidhte fjalët kur lexonte fjalimin në Kuvend është Safije Sadiku, shkruan Zhurnal.
Hyrja e Alternatives në Qeveri ishte kryekëput për interesa partiake, prandaj fjalimet pa krip të deputetes pa përvojë në Kuvend “përlyen” familjen Jashari-
Safije Sadiku është deputete e Alternatives, e cila ka një pikë shumë të fortë që e bashkon me partinë, papjekuria politike, pra sikurse partia edhe deputetja kanë mungesë të përvojës dhe pjekurisë politike në këtë skenë politike që është shumë dinamike. Këtë e dëshmuan edhe në ditën kur u dëbuan nga Qeveria, kjo zonja deputete kishte vendosur që në fjalimin e saj të tregojë “të vërtetën” se hyrja e tyre në Qeveri kishte ndodhë vetëm pasi i kishte lutur Edi Rama dhe anëtarë të familjes Jashari.
Kjo është e turpshme dhe e paprecedent, nëse kish qenë e vërtetë pse nuk e thanë para se të hynin në Qeveri, por në realitetet atë kohë nuk kanë pasur kohë sepse janë marrë me kulaçin qeveritar cili anëtarë po kaç më shumë. Hyrja e Alternatives në Qeveri ishte kryekëput për interesa partiake dhe asgjë më tepër, ndërkaq gjëja se i ka lutur ndokush janë pallavra dhe broçkulla të ulëta që nuk pinë ujë në opinion.
Por, si ka mundësi të lutet një parti të hyjë në Qeveri kur e njëjta parti një vit më vonë zhveshët tërësish, lihet “lakuriq” pa asnjë pozitë në Qeveri, nga këtu kuptohet se sa rëndësi dhe peshë paska pasur kjo parti për të cilën paskan dërguar lutje të veçanta.
Kjo qasje është tërësisht e gabuar për interesa të ulëta klanore partiake nuk duhet të “përlyhet” një nga familjet më me vlerë të popullit shqiptarë, karta identifikuese e sakrificës së kombit shqiptarë, prandaj deputetja Sadiku duhet të konsultohet me dikë para se të del në foltore sepse nuk ju flet deleve por popullit të cilët e kanë votuar, dhe gjëja se familja Jashari po përzihet në formim të Qeverive të Maqedonisë së Veriut është ofendim për familjen dhe ofendim për tërë popullin shqiptarë. Familja Jashari ka vlera dhe nuk përlyhet në pazare politike.
Deputetja që dinë shkrim por me leximin ka pak vështirësi, Safije Sadiku, në fjalimin e saj të fundit lexoi ato që mund t’i ketë shkruar vetë ose t’ia ketë shkruar ndokush, por përmbajtja e atij fjalimit ishte skandaloze, sepse zonja ka “përlyer” familjen Jashari në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Që kjo nuk është e vërtetë, por edhe sikur të jetë duke tentuar ta ngritë partinë, e ulë edhe më poshtë që është në të vërtetë, sepse kemi të bëjmë me një parti që i merr vendimet për futje apo dalje të Qeverisë varësisht njerëzve që ia dërgojnë në seli. Parti pa qëndrim, pa vendim, pa pjekuri, pa përvojë, pa asgjë, në fakt parti me interes, për pozita qeveritare sytë katër i bëjnë, dinë edhe të tradhtojnë e të shkelin marrëveshje, por pastaj shumë keq e pësojnë.
“Ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministri aktual na lutnin të bëhemi pjesë e qeverisë, madje në atë kohë nuk lanë njeri pa na dërguar për të na bërë rixha. Që prej kryeministrit shqiptar Edi Rama, miqve tanë ndërkombëtar, anëtarëve të familjes së Adem Jasharit, e deri në familjet tona nuk lanë gurë pa trazuar që ne të pranojmë të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare”, kjo është një pjesë e fjalimit skandaloz të deputetes në fjalë që mezi i lidhte fjalët kur lexonte fjalimin, Safije Sadiku nga Alternativa.
Alternativa u dëbua nga Qeveria-
Alternativa është partia më pa fat në vend sa fillojnë të ecin rrëzohen. Jo sepse i pengon ndokush gjatë ecjes por pasi janë mësuar të ecin duke i mbajtur ndokush për dore. Alternativa si fraksion nga Lëvizja Besa rrezikonte se si parti e themeluar të shkatërrohej tërësisht nga skena, por kërkoi nga ASH një koalicion bashkëpunimi për të garuar në zgjedhje bashkë, ky koalicion ishte oksigjen për Alternativen të cilët ishin në “vdekje klinike”.
Por, Alternativa e keqpërdori këtë ndihmë, ishte mosmirënjohëse, dhe e tradhtoi ASH-në duke e shkelë një prej pikave të marrëveshjes në bashkëpunimin e tyre. Alternativa në mundësinë e parë u fut në pushtet, por nuk i zgjati shumë tani është nxjerrë nga dritaret e zhveshur tërësisht nga pozitat dhe me leksionin që kur vrapon me marr atë që nuk e meriton, nuk të zgjatë shumë. Alternativa po ka dëshirë të quhet tani si parti opozitare, por të paktën këtë muaj do të quhet si parti e dëbuar dhe qyqare. /Zhurnal.mk

