Arrestohet hajduti nga rrethina e Gostivarit, zbardhen dy vjedhje të rënda

Gostivar, 20 shkurt – Më datën 19.02.2023 rreth orës 21:30 minuta në rrugën “Dushko Popoviq” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria Z.S. (47) nga f. Çegran -Gostivar. Ai dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda në shtëpi në lagjen Dutllok, gjatë të cilave ka vjedhur më shumë sende.

Z.S. është në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.