Sholc drejtuar aleatëve: Tani dërgoni tanke në Ukrainë 

Aleatët që mund të dorëzojnë tanke luftarake në Ukrainë, duhet ta bëjnë këtë tani, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai shtoi se Gjermania do të ndihmojë duke ofruar logjistikë, rifurnizimin dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Për mua kjo është një shembull se çfarë mund të presin liderët nga Gjermania. Gjermania i jep Ukrainës mbështetjen më të madhe në Evropën kontinentale. Vendi do të vazhdojë të mbajë një ekuilibër midis mbështetjes së Kievit dhe shmangies së përshkallëzimit”, tha Sholc.

Pas presionit ndërkombëtar në rritje muajin e kaluar, qeveria gjermane njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me tanke moderne Leopard 2 nga rezervat e saj ushtarake për të ndihmuar në mbrojtjen kundër Rusisë.