AMFBZHR: Realizohet pagesa direkte për kulturat bujqësore

Shkup, 17 shkurt – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR) sot ka paguar subvencionet për kulturat bujqësore. Janë paguar mbi 24.000 përfitues me një mbështetje të përgjithshme financiare prej 422.4 milionë denarë.

Përfitues të mbështetjes janë ekonomitë bujqësore të cilët në vitin 2021/2022 kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me kultura bujqësore.

“Mbi 24.000 fermerë me një sipërfaqe të regjistruar mbi 100.000 mijë hektarë përfituan mbështetje financiare përmes programit të bujqësisë. Shuma e mbështetjes është 6.000 denarë për hektar, përveç lulediellit dhe afionit ku mbështetja është 8.000 denarë për hektar dhe mbështetja për orizin është 18.000 denarë për hektar”, sqaroi drejtoresha e AMFBZHR-së Nikica Baçovski.

Agjencia, siç njofton Baçovski, në periudhën e ardhshme vazhdon me procedimin e kërkesave për pagesa direkte për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale, e cila do të pasohet me pagesë për shfrytëzuesit që i plotësojnë kushtet për marrjen e mbështetjes financiare.