Zelenski: Prioritet është të mbahen larg sulmet ruse

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në video-fjalimin e tij të natës tha se prioritet i tij është t’i mbajë larg sulmet ruse dhe të përgatitet për kundër ofenzivë të mundshme ukrainase.

“Mbajtja e situatës në front dhe përgatitja për të gjithë hapat armiqësorë të eskalimit – ky është prioritet për të ardhmen e afërt”, tha Zelenski, para tkaimit të liderëve politik dhe ushtarak nga e mbarë bota në Konferencën e Munihut të sigurisë.

Mbështetur nga dhjetëra mijë rezervistë, Rusia i përforcoi sulmet tokësore nëpër Ukrainën jugore dhe lindore, ndërsa siç po afrohet përvjetori i parë i invazionit të saj, më 24 shkurt, duket sikur po formohet ofenzivë e re e madhe ruse, komentojnë njohësit.

Rusia dje gjuajti projektilë ndaj Ukrainës, të cilët e goditën rafinerinë e saj më të madhe të naftës. Nga së paku 36 projektilë të gjuajtur nga Rusia, rreth 16 u rrëzuan, kumtoi armata ukrainase, që është shkallë më e vogël se normalja.