Së paku 43.844 njerëz humbën jetën në tërmetet në Turqi dhe Siri

Autoritetet turke njoftuan se së paku 38.044 njerëz humbën jetën në tërmetet që e goditën vendin.

Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara njoftuan se në Siri kanë humbur jetën më shumë se 5.800 njerëz.

Dy tërmete shkatërruese, i pari me intensitet prej 7.7 ballë sipas shkallës Rihter, mëngjesin e së hënës në orën 04:17 me orën lokale, me epiqendër në rrethin e Pazarxhikut dhe i dyti në orën 13:24, me intensitet prej 7.6. ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në qytetin e Elbistanit, tronditën pjesët jugore të Turqisë dhe veriun e Sirisë. Epiqendrat e tërmeteve janë regjistruar në qarkun turk Kahramanmarash.