Rritet numri i të vdekurve si pasojë e motit të keq në Zelandë të Re
Të paktën pesë persona humbën jetën në ciklonin Gabriel në Zelandën e Re, ku edhe sot vazhdojnë përpjekjet për largimin e dëmeve.
Policia e Zelandës së Re bëri të ditur se po e heton vdekjen e një personi në Gisborn, për të cilin besohet se ka vdekur nga përmbytjet.
Paraprakisht u konfirmuan edhe katër raste të vdekjeve, ndërsa druhet se disa zhdukje të raportuara mund të jenë fatale.

