Rrjetet sociale viktimizojnë të rinjtë!

Shkup, 15 shkurt – Rrjetet sociale në kohët moderne konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe përditshmërisë së zakonshme. Jo rrallë herë është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sidomos te të rinjtë, por secili ka interpretuar në formën dhe mënyrën e vet që kryesisht niset nga qëllimi për çka dhe sa kohë përdoren ato nga të rinjtë. Sipas Ambasadës së fëmijëve “Megjashi” mbi 200 fëmijë janë viktima të sajber bulizmit duke shtuar se shifrat reale mund të jenë edhe më të mëdha. Pra, çdoherë kur është trajtuar kjo temë janë nxjerrë edhe përparësitë edhe mangësitë e rrjeteve sociale, por që në realitet më shumë duhet të flitet për mangësitë dhe pasojat pasi në të kundërtën do të jenë pasojat të riparueshme. Prandaj, kur flitet për pasojat vazhdimisht alarmohet masa dhe sensibilizohet për kontroll dhe kujdes gjatë përdorimit, shkruan Zhurnal.

Viktimizimi i të rinjve nga rrjetet sociale-

Çdo ditë e më shumë po rritet numri I fëmijëve viktima në rrjetet sociale. Sipas Ambasadës së fëmijëve “Megjashi” mbi 200 fëmijë janë viktima të sajber bulizmit duke shtuar se shifrat reale mund të jenë edhe më të mëdha. Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme vlerësojnë se është i nevojshëm vetëdijesim më i madh para se të bëhet vonë.

Për këtë qëllim, Universiteti “Nënë Tereza” do të fillojë zbatimin e projektit Erasmus që parasheh përgatitjen e metodologjisë se si të mbrohen të rinjtë nga rreziqet e trendëve virale. Kjo mbase është obligim i secilit institucion që të evitojë problemet para se të shfaqen pasojat. Sepse masat preventive janë shumë më të rëndësishme dhe të nevojshme sesa ato kuruese, kështu që sa më herët që zbulohet problemi që kanë të rinjtë dhe viktimizimi i tyre që bëhet nga rrjetet sociale do të jetë aq më mirë.

Përdorimi i tepërt dhe i pakontrollueshëm i rrjeteve sociale shkakton probleme të rënda të cilat pastaj shkaktojnë edhe një varg problemesh tjera në vazhdim do të sjellim në mënyrë konkrete disa prej disavantazhave apo problemeve kryesore që vijnë nga rrjetet sociale.

Rrjetet sociale sjellin probleme të shumta sidomos te të rinjtë-

Rrjetet sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë shumë të lehtë e të thjeshtë vejnë në rrezi privatësinë tonë. Sa më shumë informacione fusim e ndajmë në rrjetet sociale aq më pak siguri gëzojmë. Prandaj, duhet kujdes maksimal mbi publikimin e fotove dhe të dhënave, sidomos për të miturit që paraqet një rrezik serioz i cenimit të sigurisë.

Rrjetet sociale janë hapësirë e konsiderueshme për shpërndarjen e lajmeve të rreme apo dezinformatave. Përmes rrjeteve sociale informatat e rrejshme shpërndahen me një shpejtësi të madhe dhe arrijnë efektin e tyre negativ.

Nga ana tjetër sado që njihen si rrjete sociale ato kanë ndikim negativ duke zvogëluar komunikimin mes njerëzve. Pra, duke shfrytëzuar si hapësirë për komunikim largohen e rrallohen takimet tradicionale ballë për ballë.

Rrjete sociale në mënyrë të qartë ndikojnë në pasivizim, sepse për të qenë aktiv në rrjetet sociale nevojitet një pasvizim nga jeta reale sociale. Madje është paraparë se nëse përdoren shpesh diku rreth 70 minuta në ditë, ndikojnë në dëmtim serioz të shëndetit.

Gjithashtu, rrjetet sociale shihen si një hapësirë në të cilat ekspozohen më shumë të rinjtë të cilët pastaj në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë qartazi në manipulim dhe vjedhje të identitetit.

Kjo mbase është e njohur që në rrjetet sociale mashtrimet janë fenomene të njohura dhe shumë të përhapura. Prandaj, duhet kujdes i shtuar në situatat që ofrohen vende pune, donacione të ndryshme, oferta zbritje, blerjet online e të tjera.

Sidoqoftë, rrjetet sociale janë bërë tashmë një nga format më të përdorura për njerëzit për të komunikuar me familjen, miqtë dhe kolegët. Por, përveç të gjithë përfitimeve, njohësit e teknologjisë dhe krimeve kibernetike, vazhdimisht tërheqin edhe vërejtjen për rrezikun e madh që kanë rrjetet sociale për sigurinë dhe privatësinë, sidomos të atyre personave që ekspozojnë së tepërmi të dhëna personale nëpër këto rrjete. /Zhurnal.mk