Daim Luçi selam Afrim Gashit e Bekim Sali-t: Mos qani si gra, pse ju pengon suksesi im dhe më punuat pas shpine!?

Shkup, 15 shkurt – Zv.ministri i kulturës, Daim Luçi, përmes një shkrese në profilin e tij në FB, ka dërguar “selame” deri te kryesia e partisë lidhur me ngeljen e tij në funksion si zv.ministër, e që të gjithë funksionarët tjerë të kësaj partie, u larguan nga pushteti eksekutiv, informon Zhurnal.

Luçi në shkresën e tij, arsyetohet me punën e tij të suksesshme të deritanishme, prej që kur e filloi mandatin si zv.ministër i kulturës.

Ai cekë takime të shumta me diplomatë dhe përfaqësues të ndryshëm nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kosova e Turqia.

Luçi gjithashtu ankohet nga kryetari i partisë së tij Afrim Gashi dhe ish sekretari i përgjithshëm Bekim Sali, se të njejtit kanë kërkuar nga ministresha e kulturës Bisera Kostadinova, t’ia mer të gjitha kompetencat Luçit me qëllim që ky i fundit të ngelet i pafuqishëm në detyrën e tij dhe të paraqitet si kuadër i dështuar. Atë gjithashtu e kishin larguar nga të gjitha funksionet partiake.

Në vijim keni letrën e plotë të zv.ministrit Daim Luçi, i cili për kryeministrin Kovaçevski ishte “i paprekshëm”.

https://www.facebook.com/daim.luchi/posts/pfbid02DZrpDsRRizhDKFuvaTgcQvpFqo4WdXzwwJxivrqUqTgafHU5FYPKRUtjDjuzXLcal