Takim i ministrit Spasovski dhe Stançiq, një përfaqësues i lartë i Qendrës së Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë

Shkup, 15 shkurt – Aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të cilat MPB i realizon në kuadër të “Programit për reforma në sektorin inteligjencës dhe të sigurisë”, ishin temë bisedimi i takimit të sotëm të punës të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me drejtuesin e Divizionit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Qendra e Zhenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë (DCAF), Darko Stançiq.

Në takim, siç informuan nga MPB, ministri Spasovski shprehu falenderim për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e Programit, që zbatohet në partneritet me DCAF.

Në kumtesë thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në partneritet me DCAF realizuan aktivitete me qëllim të arritjes të tri qëllimeve në kuadër të Programit, edhe atë: një zinxhir më efikas dhe llogaridhënës të së drejtës penale për përdromin e masave të posaçme hetuese, kapacitete për përkrahje në implementimin e Planit aksional për integritet në policinë e MPB-së dhe gatishmëri për zbatimin e Konventës për bashkëpunim policor RSS dhe UE Prim për shkëmbim rajonal/UE e të dhënave të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimin e automjeteve në mënyrë të automatizuar.