VMRO-DPMNE futë hundët aty ku nuk duhet, përmendë familjen e Adem Jasharit dhe Edi Ramën

Shkup, 15 shkurt – VMRO-DPMNE-ja opozitare sot përmes një kumtese për media, ka akuzuar Kovaçevskin se është thjeshtë një dëgjimtar i Ahmetit dhe Grubit, ndërsa Qeverinë i’a qendisin Edi Rama dhe familja e Adem Jasharit ndërsa qeveria i ngjanë qeverisë së Bullgarisë dhe Shqipërisë, informon Zhurnal.

Si duket VMRO-DPMNE kësaj here i ka hyrë thellë temës së përbërjes së qeverisë, nga inati se humbi gati të gjithë partnerët opozitar shqiptar me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

“Deputetja e Alternativës e cila doli nga Qeveria, qartë nga foltorja e Kuvendit tha se qeverinë e Kovaçevskit në vitin 2022 e ka përbërë Edi Rama dhe familja e Adem Jasharit. Kovaçevski është thjeshtë piun i Ahmetit, i cili sipas strukturave të tjera e bën qeverinë sipas qendisjes që dëshiron.

Kovaçevski është robi Ahmetit i cili i’a qendisë qeverinë, ashtu si i konvenon atij. Në periudhën e kaluar pamë se si Kovaçevski nuk ka politikë për ruajtjen e interesave nacionale, ai vetëm përmbushte kërkesa të rretheve shovinistike në Bullgari”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, këto politika i kushtojnë shumë Maqedonisë në marrdhëniet me Bullgarinë, ndërsa LSDM dha gjithçka që mundi dhe e ka dëmtuar shtetin.

“Qasja e Kovaçevskit do ta dërgojë LSD-në në opozitë të thellë, e kjo është e pashmangshme, por ai duhet sa më shpejtë të ikë, sepse me çdo ditë të kaluar në pozitë, e dëmton Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk