Moska pohon se ushtarët rusë arritën të depërtojnë një pjesë të mbrojtjes ukrainase në Llugansk

Ushtarët rusë arritën të depërtojnë tek një pjeës e mbrijtjes së forcave ukrianase në rajonin Lugansk, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

“Gjatë ofenzivës, ushtarët ukrainas u tërhoqën në largësi deri tre kilometra nga linjat që i okupoi paraprkaisht. Madje edhe linja e dytë më e fuqishme mbrojtëse e armikut nuk ishte në mundësi t’i parandalojë ushtarët rusë të depërtojnë”, kumtoi Ministria në kanalin e vet në rrjetin social Telegram.

Ministria nuk saktësoi se në cilën pjesë të frontit në rajonin Lugansk ka filluar ofenziva.

Armata ukrainase njofton për granatim masiv rus në linjën e frontit, Kievi kumtoi se situata është e rëndë, por shtoi se ushtria ukrainase ka refuzuar shumë sulme ruse. Kievi sërish u bëri thirrje aleatëve ta përshpejtojnë dërgesën e ndihmës ushtarake.

Rusia për momentin kontrollon një pjesë të rajoneve jugore Herson dhe Zaporozhje, përfshirë centrlain bërthamor Zaporozhje, pothuajse tërë Luganskin, më shumë se gjysmën e rajonit Donjeck dhe qendrën rajonale.