Shkupjanja me dokumente të falsifikuara mori kredi prej gati 15 mijë euro nga tre banka
Shkup, 14 shkurt – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup, ka ngritur kallëzim penal kundër 33 vjeçares A.S nga Shkupi përshkak dyshimeve se ka kryer vepër penale “mashtrim gjatë marjes së kredisë” sipas nenit 249 nga kodi penal, informon Zhurnal.
E denoncuara gjatë vitit 2018 në tre banka të ndryshme ka dorëzuar dokumentacion të falsifikuar, duke u paraqitur se është në marrdhënie pune në ministrinë për transport dhe lidhje, dhe në këtë mënyrë ka arritur të mashtrojë punonjësit e tre bankave.
Në këtë mënyrë, ajo ka dëmtuar bankat me vlerë të përgjithshme prej 907,561 denarë. Bankat janë dëmtuar me vlerë prej 300.000 , 307.561 dhe 300.000 denarë./Zhurnal.mk

