Akuzë për 30 vjeçarin nga Velesi pasi goditi për vdekje me veturë vajzën 11 vjeçare

Shkup, 14 shkurt – Prokuroria e Velesit ka ngritur akuzë kundër 30 vjeçarit nga Velesi i cili dy muaj më parë goditi për vdekje vajzën 11 vjeçare gjithashtu nga Velesi, informon Zhurnal.

Prokuroria ka ngritur akuzë vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës sipas nenit 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1, si dhe për mos dhënie të ndihmës së parë të një personi të lënduar në aksident komunikacioni nga neni 301 paragrafi 1 nga kodi penal.

I akuzuari, më datë 17 dhjetor me veturën e tij Mercedes, në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit dhe në gjendje të dehur ka goditur për vdekje vajzën 11 vjeçare si dhe nënën e saj e cila kaloi vetëm me lëndime trupore pasi që ishte një hap më prapa vajzës. Atë natë për shëtitje kishin dalë një çift me vajzën e tyre 11 vjeçare ndërsa para syve të babait, vetura goditi të dya, nënën dhe vajzën. Nga goditja, vajza është hedhur diku 10metra larg vendkalimit për këmbësor, ndërsa shoferi sipas analizave, me veturë ka lëvizur diku 68km në orë në rrugë në të cilën parashihet të lëvizet me vetëm 30km/h.

Në vend se të ndalet dhe t’u ndihmojë, shoferi ka ikur dhe nuk ka qenë i kapshëm për organet deri më 19 dhjetor kur dhe është dorëzuar./Zhurnal.mk