LSDM: Largimi i LD-së nga shumica parlamentare nuk ndikon asgjë

Shkup, 14 shkurt – LSDM sot ka komentuar vendimin e Lidhjes Demokratike e cila dje vendosi të braktisë koalicionin qeveritar dhe të veprojë si opozitë.

Sipas LSDM-së, ky vendim i LD-së nuk ndikon asgjë as në shumicën parlamentare e as në koalicionin qeveritar.

“Vendimi i Lidhjes Demokratike të kalojë në opozitë në fakt nuk ndryshon asgjë, koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë të fuqishme dhe stabile dhe me sukses do të mund të vazhdojnë që të sjellin ligje të rëndësishme në Kuvend për reformat në ekonomi dhe rrugën evropiane të shtetit”, thonë nga partia.

Nga Bihaçka e përshëndesin vendimin e LD-së dhe deputetit Pavle Trajanov se mbështesin rrugën evropiane të shtetit.

“Kjo është me rëndësi për vendin tonë. LSDM dhe shumica parlamentare është e hapur për bashkëpunim dhe me parti tjera dhe deputetë të cilët janë për vazhdim të rrugës evropiane”, thonë nga LSDM.

LD dje kumtoi se nuk do ti mbështesë ndryshimet në Qeveri dhe po e braktisin shumicën parlamentare. Sipas Trajanovit, arsyeja për këtë veprim është mos përmbushja e qëllimeve programore të dakorduara me LSDM-në para zgjedhjeve të 2020tës./Zhurnal.mk