Biden udhëton drejt Polonisë para përvjetorit të invazionit në Ukrainë

Presidenti amerikan, Xho bajden do ta vizitpjë Poloninë prej 20 deri më 22 shkurt, në prag të përvjetorit të parë të invazionit rus në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshilli për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se bajden qartë do ta bëjë me dije se SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë ndihmë të sigurisë dhe ndihmë tjetër në Kiev.

“Presidenti shumë qartë do ta bëjë me dije se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë afër Ukrainës aq sa nevojitet”, tha Kirbi.

Këshilltarët e Bajdenit me javë planifikuan se si ta shënojnë përvjetorin e invazionit, përfshirë edhe fjalim të mundshëm. Ata besojnë se është e domosdoshme të ceket qëndrueshmëria e popullit ukrainas së bashku me unitetin e vazhdueshëm mes aleatëve në muajt që vijojnë. Bajden do të tkaohet me presidentin polak, Andzhej Duda dhe me aleatët nga Evropa Lindore dhe do të biseodjnë për Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Rusia e sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.