Numri i të vdekurve në tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi shifrën 24.000
Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese të cilat të hënën i goditën Turqinë dhe Sirinë arriti së paku 24.178, kumtuan autoritetet.
Në Turqi, numri i të vdekurve u rrit në së paku 20.665, sipas agjencisë për menaxhim me katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend SAKOM.
Në Siri, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 3.513, përfshirë edhe 2.166 në rajonet nën kontroll të kryengritësve në pjeësn veriperëndimore të vendit, sipas mbrojtjes civile “Helmetat e bardha” dhe 1.347 të vdekur në pjesët e Sirisë të cilat jnaë nën kontroll të qeverisë, sipas mediumeve shtetërore siriane.

