Një lagje në Turqi shembet brenda sekondash, kamera e veturës kap momentin 

Pamje të frikshme vijnë nga Turqia, nga momenti i tërmeteve që ndodhën dje, e që shkaktuan mijëra viktima.

“Hurryiet” ka publikuar pamje të incizuara nga kamera e vendosur në një veturë e cila po lëvizte në qytetin Kahramanmaras.

Gjersa ajo po kalonte në një lagje, lëkundjet e tërmetit shkaktojnë rrënimin e ndërtesave.

Pamjet në kamerën e veturës tregojnë se si lagjja shembet brenda pak sekondave.

https://www.facebook.com/watch/?v=1157083354987849&t=0