MPJK reagon për rrëzimin e anijes ajrore
Të dielën, zv.ministri i Jashtëm kinez Xie Feng i paraqiti demarsh serioz ambasadës së ShBA-së në Kinë mbi përdorimin nga Uashingtoni të forcës kundër një anijeje ajrore civile kineze.
Ai tha që Kina kundërshton në mënyrë të vendosur dhe proteston me forcë lidhur me këtë çështje, duke e nxitur palën amerikane të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme që dëmtojnë interesat e Kinës dhe të mos acarojë ose zgjerojë tensionet ndërmjet dy vendeve .

Në deklaratë theksohet gjithashtu që hyrja e kësaj anijeje ajrore në hapësirën ajrore të ShBA-së ishte krejtësisht e paparashikuar dhe aksidentale. Çfarë ka ndodhur është plotësisht e qartë dhe nuk ka hapësirë për ndonjë shtrembërim ose njollosje.
“Qeveria kineze po ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe do të mbrojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanisë përkatëse kineze, si edhe do të sigurojë interesat dhe dinitetin e Kinës, duke rezervuar të drejtën për reagim të mëtejshëm mbi këtë çështje, nëse ka nevojë,” theksoi Xie Feng.


