Shoferi nga Gjevgjelia është viktima e aksidentit në vendin tek “Tre çezmat”

Shtip, 6 shkurt – Drejtuesi i veturës “Golf” me targa të Gjevgjelisë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes gjatë përplasjes me kamion në udhëkryqin afër “Tre çezmave”, ku bashkohen rruga ekspres drejt Shtipit dhe autostradës Shtip-Milladinovci.

Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1986 në Gjevgjeli.

Autostrada Shtip – Milladinovci është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mbikëqyrja nga organet e hetuesisë vazhdon. Qarkullimi nga Shtipi për Veles, Sveti Nikollë dhe Shkup dhe në drejtim të kundërt zhvillohet në rrugën rajonale.

Sipas disa informatave, 30 minuta para aksidentit, shoferi me Golf ishte ndaluar dhe gjobitur nga policia për ngasje të shpejtë të veturës.

Nga fillimi i vitit e deri më tani në rrugët përreth Shtipit tre persona kanë humbur jetën në aksidente të rënda trafiku.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova ka paralajmëruar se gjatë ditës do të dalin me më shumë detaje rreth aksidentit