Tërmeti shkatërrues në Turqi, presidenti Begaj: Qëndrojmë pranë njerëzve të prekur në këtë tragjedi të tmerrshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditet këtë të hënë Turqinë  dhe Sirinë.

“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turkiye dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj.