Vdes ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf

Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ai e pati fituar pushtetin përmes një puçi më 1999.

Musharraf, i cili ka qenë president në periudhën 2001-2008, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga ushtria shtetërore.

Ai u ka mbijetuar disa tentimeve për vrasje dhe është gjendur në krye të problemit mes militantëve islamistë dhe Perëndimit.

Musharraf e ka mbështetur luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorit pas sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme.

Më 2008, ai pati humbur në zgjedhje dhe e ka lënë shtetin gjashtë muaj më vonë.

Kur është rikthyer më 2013 për të garuar sërish, ai është arrestuar dhe i është ndaluar gara.

Ai është larguar sërish nga Pakistani për në Dubai më 2016 për trajtim shëndetësor dhe ka jetuar jashtë shtetit prej atëherë.