SHBA dhe Kanada/ I ftohtë polar me temperatura deri në -51 gradë
Shërbimet e motit të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë kanë intensifikuar dje paralajmërimet për temperatura të ftohta që mund të arrijnë deri në -50 gradë Celsius në pjesët verilindore dhe lindore të Kanadasë, të cilat janë të prekura nga erërat e forta. Maine veriore dhe lindore nuk e kanë përjetuar atë që ata e quajnë një të ftohtë epike arktike që nga viti 1982 dhe 1988.
“Burimi ynë i nxehtësisë është një oxhak”, shprehet qytetari.
“Vetëm mendoni se sa më mirë duhet të bëjnë ndërrmarjet tona komunale, duke u siguruar që infrastruktura jonë të mirëmbahet siç duhet”, thekson qytetari
“Ndoshta ngrohësi duhet të punojë pak më shumë se mbrëmë, mendoj se është ftohtë por kemi mbulesa”, shprehet qytetari.
“Është e vështirë të gjesh diçka për të ngrënë kur nuk ke çfarë të gatuash”, thekson qytetari
Rreth 100 milionë njerëz në Amerikën e Veriut jetojnë nën të ftohtin arktik. Paralajmërimet për të ftohtin polar janë lëshuar në Kanadanë lindore dhe ministria e mjedisit atje paralajmëruar për rrezikun e ngrirjes në pak minuta. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve nga Manitoba në Kanada deri në Maine në SHBA që të kufizojnë kohën e kaluar jashtë.
Në Boston u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të të ftohtit dhe shkollat publike u mbyllën. Rënia e temperaturave u shkaktua nga një front i fortë Arktik që shtrihej nga Provincat Detare Kanadeze në Shtetet e Bashkuara qendrore. Të paktën 11 persona kanë vdekur në stuhinë në jug të Shteteve të Bashkuara që nga e hëna.

