Ekonomia kineze do t`i japë impuls të ri rimëkëmbjes së ekonomisë globale

Sipas raportit të OKB-së “Situata dhe perspektivat e ekonomisë botërore 2023” të publikuar më 27 janar, inflacioni i lartë, shtrëngimi agresiv monetar dhe pasiguritë kanë ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike globale, me perspektiva për recesion në vitin 2023. Ndërkohë, pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike e Kinës këtë vit parashikohet të përshpejtohet në 4.8 për qind, sipas raportit.