Emigrantët shqiptarë vitin e kaluar u kanë paguar kontrabandistëve mbi 43 milionë euro për hyrje në Britani të Madhe
Rrjeti ilegal i emigracionit nga Shqipëria në Britani të Madhe gjithnjë e më tepër e shterron vendin nga kapitlai njerëzor, por plotësisht emigrantët shpenzojnë shuma të mëdha të parave, prej të cilave shumica shkojnë për pagesa të tregtarëve me njerëz, konstatoin “Monitor”-i shqiptar.
Duke iu referuar mediumeve britanike dhe statistikës zyrtare të emigracionit gazeta transmeton se në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar mbi 13 mijë hqiptarë kërkuan azil në Britani, me ç’rast 11 mijë prej tyre hynë ilegalisht me barka përmes La Manshit.
“Pagesa mesatare për kalim ishte prej 3-4.000 funta për person varësisht nga ditët. Duke i pasur parasysh raportet zyrtare për emigrantët shqiptarë të cilët me barka hynë në Britani dhe pagesat për persona, tregtarët me njerëz patën dobi prej rreth 38,5 milionë funta (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptarë për periudhë prej nëntë muajve të vitit 2022”, thekson gazeta.
Të dhëna më të hollësishme nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë së Madhe tregojnë se të rinjtë shpesh detyrohen me kredi për mbulim të shpenzimeve të rrugës.
“Në qarkun e Kukësit, prej ku emigracioni drejt Britanisë së Madhe është më i fuqishëm, agjencitë e mikro kredive janë të përballura me kërkesë të jashtëzakonshme për kredi të cilat shfrytëzohen për migrim. ky hsërbim funksionon ende sepse shumë prej tyre e kanë kthyer kredinë pas largimit. Në raste të tjera, shumat i kanë siguruar me detyrim tek të afërmit, me kursime nga puna, por ka pasur edhe mënyrë tjetër të financimit”, thotë Drini, një nga shumë të rinjtë që janë larguar.
Ai deklaroi se rrjeti për kultivim të marihuanës shpesh i paguan të rinjtë, transmeton “Mponitor”-i.

