Organizatat ndërkombëtare i shkruajnë Kurtit pas zgjedhjes së drejtorit të ri të RTK-së
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar katër organizatave ndërkombëtare për lirinë e mediave, të cilat përmes një letre i janë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me procesin e emërimit të drejtorit në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ato kanë shprehur shqetësim për emërimin e drejtorit të ri të televizionit, Rilind Gërvallës, pasi sipas tyre, kjo e minon procesin e fundit të reformave.
Organizatat kanë përmendur standardet e Këshillit të Evropës për këtë proces, sipas së cilave emërimet nuk mund të përdoren për të ushtruar ndikim politik ose ndikim tjetër mbi funksionimin e medias së shërbimit publik, si dhe individët e emëruar në pozitat drejtuese brenda transmetuesve të shërbimit publik duhet të jenë plotësisht të pavarur nga të gjitha partitë politike dhe interesat e veta.

“Është jetike që ky përparim i arritur me vështirësi, i udhëhequr nga partia juaj, të mos minohet. Besojmë se për sa kohë që Gërvalla shërben si drejtor i televizionit, nuk do t’iu lejojë ju dhe partisë suaj që të vazhdoni depolitizimin dhe reformën në transmetuesin publik”, thuhet në letrën drejtuar Kurtit.
Ndërkaq, instituti ka sugjeruar që të organizohet proces i ri rekrutimi dhe emërimi për të siguruar që pozicioni të plotësohet nga një kandidat profesionist, pa lidhje me qeverinë apo ndonjë parti politike.
Po ashtu, instituti bashkë me organizatat e tjera kanë shprehur shqetësimin edhe për shkurtimin vjetor të financimit të vendosur për RTK-në nga qeveria.
Organizatat e përfshira në letër: Article 19 Europe, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Reporterët Pa Kufij.