Përsëri ulje e çmimit të dizelit

Shkup, 3 shkurt – Nga mesnata, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulet për dy denarë, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Sipas KRRE-së, EURODIESEL BS (D-E V) do të kushtojë 80 denarë për litër, vaji ekstra i lehtë 78,5 denarë, EUROSUPER BS – 95 do të jetë 84 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 86 denarë për litër, ndërsa mazuti 41,346 denarë.

Me këtë Vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,98 për qind krahasuar me vendimin e datës 1 shkurt 2023.