Zhurnal mëson / Alternativa merr Avokaturën e Shtetit, në bisedime edhe ministria e Ekonomisë!
Shkup, 3 shkurt – Lajme të shumta si të vërteta ashtu edhe të pavërteta fliten kohës së fundit pas fillimit të negociatave të LSDM me ASH për hyrjen në Qeveri të kësaj të fundit dhe zgjerimit të shumicës parlamentare, shkruan Zhurnal.mk
Mirëpo, më e përfolur në këtë rast është Alternativa e Afrim Gashit e cila si duket është një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë Qeverisë.
Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime brenda negociatorëve mëson se partisë së Gashit i është ofruar edhe Avokatura e Shtetit, si marrëveshje që kjo e fundit të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës parlamentare.
Në anën tjetër gjithashtu si kompromis BDI-ja i ka ofruar Alternativës edhe ministrinë e Ekonomisë si kompenzim që kjo e fundit të heq dorë nga ministria e Shëndetësisë.
Ndonëse gjitha mundësitë janë të hapura, nga Alternativa ende nuk kanë vendosur nëse do të pranojnë këtë kompromis të ofruar.

