Halili: Bullgarët mund të bëjnë dasëm çdo ditë, por para ndërkombëtarëve është tjetër muhabet!

Shkup, 3 shkurt – Nuk është hera e parë Bullgaria të sjellë deklaratë për dënim për Maqedoninë. Këtë në një intervistë për “Makfaks” e tha Muhamed Halili, kryetar i këshillit të ambasadorëve, e që dje parlamenti bullgar e dënoi dhunën mbi bullgarët maqedonas në Maqedoni. Sipas Halilit, në shtëpi secili mund të bëjë çfarë të dojë, ndërsa luftën duhet ta fitojë para BE-së, transmeton Zhurnal.

“Nuk është hera e parë ata të miratojnë deklaratë të tillë. Askush nuk ua ndalon, nën kushtin, këtë ta kërkojnë te institucionet ndërkombëtare. Ti në shtëpinë tënde çdo ditë mund të bësh dasëm, por kur të përballen argumentet te komesari për çështje pakice nga OSBE, te këshilli i Evropës ku kemi shumë rezoluta për moshënim të shoqatave maqedonase në ligjet e tyre – ndryshe do të mendojë bota, nuk do t’i mer parasysh argumentet bullgare”, tha Halili.

Sipas tij, duhet të flitet me bullgarët të cilët kanë shtetësi maqedonase, dhe të dëgjohen brengat e tyre, ndërsa Bullgaria nëse nuk është e kënaqur nga qasja e tillë, le të kërkojë zgjidhje nga institucionet ndërkombëtare./Zhurnal.mk