240 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë
Shkup, 2 shkurt – Gjatë ditës së djeshme, policia e Maqedonisë ka sanksionuar 240 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi mbi të lejuarën, informon Zhurnal.
Prej tyre, nëntë kanë lëvizur me mbi 50km/h mbi shpejtësinë e lejuar ndërsa dy kanë lëvizur madje mbi 70km/h mbi të lejuarën.
MPB njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditët në vijim./Zhurnal.mk

