Bayern Munich në çerekfinale të Kupës pasi mposhti Mainzin

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Kjo pasi ka mposhtur Mainzin bindshëm. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0. 

Bavarezët gjatë pjesës së parë shënuan tri herë përmes Choupo-Moting (17’), Musiala (30’) dhe Sane (44’). Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Anthony Davies në minutën e 83-të.

Të dielën në Bundesligë Bayern Munich luan ndaj Wolfsburg, ndërsa Mainz viziton Berlinin për ndeshje me Unionin.