SHBA-ja paralajmëroi sanksione kundër 22 individëve dhe kompanive për shkak të mosrespektimit të sanksioneve kundër Rusisë

Ministria amerikane e Financave sot vendosi sanksione kundër 22 individëve dhe kompanive nga shumë vende lidhur me rrjetin e anashkalimit të sanksioneve që e mbështet kompleksin rus ushatark – industrial, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë. 

Gjatë vitit të kaluar, Ministria sanksionoi më shumë se 100 individë dhe kompani të përfshira në aktivitete për anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe kontrollet e eksportit të vendosura për Rusinë, sqarohet në kumtesë.

Në mesin e të përfshirëve me masat e reja penale është edhe firma e regjistruar në Bullgari, U-Stone Limited EOOD. Kompania është theksuar si një nga gjashtë kompanitë e përmendura si pronë e tregtarit me armë me seli në Qipro, Aleksandar Vollfoviç, për të cilin autoritetet amerikane thonë se është i afërt me tregtarin me armë, Igor Zimenkov. 

Në listë ka persona dhe firma të sanksionuara të regjistruara edhe në Qipro, Izrael dhe Singapor.