“Makpetrol”: Çmimi i gazit natyror për shkurt do të jetë për 40 për qind më i ulët, për 41 denarë lirohet metani

Çmimi i gazit natyror për shkurt do të jetë më i ulët për 40 për qind, ndërsa për 41 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi i metanit, informoi “Makpetrol”.

“Në pajtim mes ‘Makpetrol’ SHA Shkup dhe ‘Gazprom eksport’, si dhe lëvizjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore, ‘Makpetrol’ SHA Shkup i njofton konsumatorët e vet dhe opinonin më të gjerë se çmimi i gazit natyror për muajin shkurt do të ulet për 40 për qind për megavat orë, në krahasim me çmimin për muajin janar këtë vit”, thonë nga kompania.

Prej aty theksojnë se çmimi me pakicë së derivateve për automjete motorike, metan (CNG), që shitet në pompa të benzinës së Makpetrolit, zvogëlohet për 41 denarë për një kilogram në krahasim për muajin e kaluar, kur ishte 123,5 denarë për një kilogram, respektivisht çmimi i ri do të jetë 82,50 denarë për një kilogram ose 58, 4 kilogramë për një litër.