RTK bëhet me drejtor të ri

Rilind Gërvalla është drejtori i ri i televizionit të RTK-së.

Gërvalla u zgjodh sot në këtë pozitë nga Bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër.

Në komunikatën e bordit, thuhet se rekomandimi për ta zgjedhur atë drejtor të televizionit është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së.