Ka filluar protesta e shoferëve privatë në Autokomandë, kërkojnë takim me drejtorin
Shkup, 30 janar – Ka filluar protesta e shoferëve privatë para zyrave të NQP Shkup në lagjen Autokomandë.
Ata kërkojnë takim me drejtorin e NQP-së ndërsa po përgatitin edhe kërkesë për takim në qytetin e Shkupit por edhe në Qeveri, informon Zhurnal.
Isen Halili nga “Makekspress” në një deklarë për MIA tha se pas mbledhjes së mbajtur të personave nga dy kompanitë Makekspress dhe Sloboda Prevoz, është vendosur që nga sot të protestohet. Siç tha, e gjithë puna për zgjidhjen e problemit të tyre po zvarritet ndërsa ata kanë ngelur pa punë dhe kanë harxhime.
Milorad Dimitrievski, një nga pronarët e Makekspress thotë se në llogarinë e Sloboda Prevoz janë paguar 5000 denarë, por nuk ka informata në bazë të çkaje.
Ndryshe shoferët privatë muajt e fundit po protestojnë duke bllokuar kryqëzimet kryesore të qytetit, duke kërkuar pagesën e borxheve. Pasi nuk arritën mirëkuptim nga Arsovska, ata kërkuan takim te kryeministri. Ai premtoi se do t’i takojë pasi ti heqin autobusët por si duket i gënjeu. Qyteti i Shkupit më pas publikoi dy shpallje për autobusë privat por nuk konkuroi askush./Zhurnal.mk

