Publikohen pamjet e dhunimit për vdekje të të riut në SHBA

Ky filmim dëshmon një tjetër rast dhune të policisë amerikane që çoi në vdekjen e një të riu në Memfis më 7 Janar. Tajër Nikolls, ky 29-vjeçar afro-amerikan që duket në video, ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital nga dhuna çnjerëzore e policëve.

Ajo që e rëndon pozitën e grupit prej 5 efektivësh të policisëështë fakti që i riu nuk bën rezistencë, përveçse u kërkon atyre të qetësohen, por policët përdorin edhe shokuesin elektrik. 29-vjeçari përpiqet të largohet por ata e ndjekin dhe e dhunojnë barbarisht.

Gjithçka nisi pasi ai nuk iu përgjigj menjëherë thirrjes së policisë për të ndaluar automjetin pas dyshimeve se ai po e drejtonte në mënyrë të çrregullt. Publikimi i pamjeve shkaktoi protesta në qytetin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe nga herët e tjera, ato nuk ishin të dhunshme dhe këtu ndikoi edhe thirrja për qetësi e presidentit Bajden që para publikimit të pamjeve, ku dënoi dhunën e policisë që tashmë po përballen me proces penal.