Anand: Kanadaja do të dërgojë katër tanke Leopard në Ukrainë

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand tha se Kanadaja do të dërgojë katër tanke Leopard në Ukrainë.

“Kanadaja do të dorëzojë katër tanke kryesore luftarake Leopard 2 në Ukrainë në javët e ardhshme. Ky donacion, i kombinuar me kontributet nga aleatët dhe partnerët, do të ndihmojë shumë Forcat e Armatosura të Ukrainës derisa luftojnë heroikisht për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e kombit të tyre. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nevojë urgjente për pajisje”, theksoi Anand.

Ajo shtoi se tanket do t’u jepnin ushtarëve ukrainas një avantazh taktik dhe do t’i lejonin Ukrainës të çlironte edhe më shumë territorin e saj.

Anand gjithashtu tregoi se një numër i caktuar i anëtarëve të Forcave të Armatosura Kanadeze do të marrin pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.