SHBA vendosi sanksione për ish-presidentin dhe nënpresidentin aktual të Paraguajit, Velaskez
Ministria amerikane e Financave sot vendosi sanksione kundër ish-presidentit paraguajas, Horasio Kartes dhe nënpresidentit aktual, Hugo Velaskez për “korrupsion gjerësisht të përhapur që i minon institucionet demokratike.
Sanksionet janë cekur për katër entitete në pronësi apo të menaxhuara nga Kartesi, i cili është i akuzuar për aktivitete korruptuese para, gjatë dhe pas mandatit të tij si president. Sanksionet do të thonë se e tërë prona e Kartesit dhe Velaskezit në SHBA është konfiskuar dhe ngrirë.
Kartes është lider i partisë në pushtet Kolorado dhe është mbështetës kyç i kandidatit të zgjedhjeve të sivjetme presidenciale.
Sipas Ministrisë amerikane të Financave, Kartes iu bashkua partisë Kolorado në vitin 2009, duke siguruar ndihmë financiare dhe stimulime të tjera për ta detyruar partinë të kryejë ndryshim në legjislaturë, që do t’i mundësojë të jetë kandidat për president.
Ai, gjithashtu, u pagoi deri 10.000 dollarë anëtarëve të partisë për ta mbështetur kandidaturën e tij para zgjedhjeve në vitin 2013.

