Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, nuk ka të lënduar
Një zjarr i fuqishëm ka kapluar sot një objekt brenda kazermës e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku deklaroi se me të marrë informatën kanë dalë edhe njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit.
Fatmirësisht nuk të lënduar ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Në 11:35 Policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar”, tha Gashi.

