Goditet nga vetura në zebra një person në Viti

Një person është goditur nga vetura dje në Viti, raporton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, nga pakujdesia e vozitësit dyshohet se ka ndodhur goditja në vendkalimin e këmbësorëve. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë dhe është liruar në trajtim shtëpiak.

Viti 23.01.2023-16:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar  derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë dhe është liruar në trajtim shtëpiak.