SHBA dhe Izraeli filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake
SHBA-ja dhe Izraeli sot filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në të cilat marrin pjesë mijëra ushtarë, dhjetëra anije dhe 142 aeroplanë, përfshirë edhe bombardues me armë bërthamore.
Stërvitjet do të zgjasin deri të premten, ndërkaq qëllimi është të thellohet bashkëpunimi mes armatës së SHBA-së dhe Izraelit, deklaroi një përfaqësues i lartë amerikan, duke shtuar se kjo është stërvitja më e rëndësishme ushtarake mes dy shteteve deri më tani.
Një funksionar anonim amerikan tha se në stërvitje nuk do të ketë maketa të caqeve iraniane dhe se ato nuk janë paramenduar si përgatitje kundër ndonjë kundërshtari konkret.
Planifiki i stërvitjeve filloi para disa muajve, para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ta marrë sërish funksionin.

