Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Nga opozita merr pjesë vetëm Xhaferraj, Begaj: Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues
Ka nisur mbledhja e Këshillit të sigurisë. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolladhe ministrat.
Ndërkohë në mbledhje nga opozita do të jetë deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj. Xhaferaj mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço.
Gjithashtu në mbledhjen e Keshillit të Sigurisë janë edhe kreu i SHISH Oljan Kanushi dhe shefi i Forcave të Armatosura Arben Kingji.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtardo të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.
“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha në fjalën hapëse të mbledhjes, Presidenti Begaj.

