E fundit: Mijallkov dhe Thaçi dënohen me nga 2 vite burg

Shkup, 23 janar – Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov përsëri shpallen fajtorë për rastin “Titanik 2” për lëndën që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, informon Zhurnal.

Lideri i PDSH-së është dënuar me burg prej dy viteve. Dy vite gjithashtu mori edhe Sasho Mijallkov.

Sipas aktakuzës, Mijallkov përmes Thaçit ka porositur të anulohet votim i regullt në një vendvotim në Strumicë, në interes të Vasill Pishev nga VMRO-DPMNE, në dëm të kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev.

Kjo është hera e dytë që po dënohen Thaçi dhe Mijallkov pasi më parë kishin marë dënime pak më të larta, Mijallkov 3 dhe Thaçi 3,2 vite.

Dënime me burg prej dy viteve morën gjithashtu edhe të akuzuarit tjerë në këtë lëndë, Bedredin Ibrahimi, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Anita Stefanovska, ish anëtarë të KSHZ-së.

Lëndën e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani./Zhurnal.mk