LA Lakers fiton ndaj Portland Trail, shkëlqen LeBron James

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e radhës.

Ata mposhtën 121 – 112 skuadrën e Portland Trail Blazers.

Ndeshjen më mirë e nisën Lakers, duke fituar çerekun e parë me një diferencë prej shtatë pikësh.

Më pas në të dytin ishin Portland që treguan paraqitje më të mirë.

Por, në lojë u rikthyen Los Angeles Lakers dhe fituan dy çerekët e fundit.

Më i miri për skuadrën fituese ishte padyshim ylli, LeBron James.

Ai shënoi plotë 37 pikë, 11 kërcime dhe bëri katër asistime.

Pas tij lojë të mirë bëri edhe bashkëlojtari i James, Thomas Bryan me 31 pikë, 14 kërcime dhe një asistim.

Kurse, për Portland i dalluar në parket ishte Anfernee Simons me 31 pikë, zero kërcime dhe dy asistime.

Pas 47 xhirove në NBA këtë sezon Lakers numërojnë 22 fitore dhe 25 humbje.

Për Portland kjo ishte humbja e 25, teksa kanë edhe 21 fitore gjithsej.